“Përpjekjet antikorrpsion të përqendrohen në të gjitha kapitujt e negociuar”- Ambasadori Silvio Gonzato: Korrupsioni, më i lartë se mesatarja e BE! Çfarë presim nga Shqipëria

Oct 3, 2024 | 11:56
SHPËRNDAJE

Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Shqipëri, ka folur në lidhje me luftën ndaj korrupsionit, gjatë Forumit Rajonal për Politikat e Mirëqeverisjes.

 

gonazato

Gonzato tha se ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu dhe perceptimi i korrupsionit, mbeten më të larta se  mesatarja e BE.

Ndaj sipas tij, të gjitha përpjekjet antikorrpsion duhet të përqendrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë.

Në Shqipëri, tha Gonzato, “presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupson të miratohet dhe të zbatohet e plotë në veçanti në sektorët Kadastra, Tatimet, Dogana, prokurimi publik, arsimi dhe shëndetësia”.

Ambasadori përmendi dhe komisionin e posaçëm antikorrupsion, duke thënë është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit.

“Është e rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë luftën anti-korrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion”, shprehu ai.

“Një shoqëri civile, e pavarur, e fortë dhe që arrin të angazhohet në dialog konstruktiv me  institucionet publike dhe bizneset është element kritik kundër korrupsionit. Prandaj përfaqësuesit e shoqërisë civile të mënyrë aktive të përfshihen dhe të konsultohen për formësimin e politikave antikorrupsion dhe monitorimin e tyre.

Në programet tona, ne mbështesim mobilizimin e shoqërisë civile për të dhënë kontributin e tyre efikas. Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu dhe perceptimi i korrupsionit, mbeten më të larta se  mesatarja e BE, ndaj duhet të përqendrohemi që të gjitha përpjekjet antikorrpsion të përqendrohen në të gjitha kapitujt e negociuar, duke filluar që nga sektorët me rrezikun më të lartë.

Vendet e BP duhet të vijojnë luftën ndaj korrupsionit me veprime konkrete duke përfshirë këtu kuadrin e duhur ligjor dhe institucional, burimet e duhura, zbatimin e ligjit.

Në Shqipëri presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupson të miratohet dhe të zbatohet e plotë në veçanti në sektorët Kadastra, Tatimet, Dogana, prokurimi publik, arsimi dhe shëndetësia.

Kohët e fundit, Kuvendi i Shqipërisë krijoi një komision të posaçëm anti-korrupsion. Jo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke patur parasysh rezultatet e arritura, duhet të vijohet më tej.

Masa të tjera, krijohen, por është e rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë luftën anti-korrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion.

Lufta ndaj korrupsionit do të përballet me rezistencë nga ata që përfitojnë nga ekzistenca e saj, prandaj  duhet vullnet i fortë politike, kjo pengon sundimin e ligjit. Unë kam besim se pjesëmarrësit do të merren me këtë çështje dhe do ta diskutojnë atë gjerësisht”, tha Silvio Gonzato.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura