Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave në Serbi.
Raportohet se përplasja ka qenë tepër e fortë duke bërë që treni të dalë nga shinat.
Të lënduarit u transportuan nga ekipet e urgjencës në Qendrën Shëndetësore në Oxhaci, si dhe në spitalin e Somborit.
Në këtë pjesë të rrugës është ndërprerë qarkullimi i trenave ndërsa qytetarët e pa lënduar do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me autobus.
Autoritetet serbe tashmë kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush është përgjegjës për aksidentin mes dy trenave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al