Përplasen tre makina, njëra përfundon e kthyer përmbys! Pamjet e aksidentit

Oct 6, 2024 | 12:54
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në autostradën Tiranë-Elbasan, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shihet edhe në këto pamje, njëra prej mjeteve të përfshira në aksident është kthyer përmbys.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

aksident

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura