Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një 21-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa i riu me iniciale R. B., është vendosur në pranga.
Ndërkohë efektivi 30-vjeçar me iniciale S. Sh., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftimi i policisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al