Përplasi me makinë një 17-vjeçar pas sherrit në klubin e natës, arrestohet i riu shqiptar në Itali për tentativë vrasjeje

Oct 16, 2024 | 13:24
SHPËRNDAJE

Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte në kërkim për veprën penale tentativë vrasje.

itali

26-vjeçari, me makinën e tij ka goditur një djalë 17 vjeçar me të cilin kishte pastur një konlfikt me herët në një klub nate, në muajin prill.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu, pas sherrit ka nxituar ta përplasë me makinë në parking.

Pas përplasjes, 17-vjeçari ka mbetur pa ndjenja në asfalt.

Në atë moment, 26-vjeçari ka tentuar ta godasë sërish, duke e hedhur me shpejtësi makinën drejt të miturit, por fatmirësisht pa sukses.

I plagosuri në fakt ishte zhvendosur në trotuar nga disa persona të pranishëm, të cilët më pas kishin thirrur numrin e urgjencës.

Ai u  shtrua në spital me kodin e verdhë në San Matteo dhe më pas u lirua me një prognozë 20-ditore.

Ditën e djeshme policia ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Pavias, e cila vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 26-vjeçarin, i cili më pas u dërgua në burgun Torre del Gallo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura