Përplasja fizike me Flamur Nokën në Kuvend/ Agron Shehaj: Opozita dhunoi sot një përfaqësues të opozitës! Doja të denoncoja një vjedhje prej 1.3 mld euro, me sa duket…

Dec 19, 2024 | 17:20
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Flamur Noka u përplas sot në Kuvend me kryetarin e partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi foltoren.

Sherri Noka-shehaj-agron-veliaj-zhele-perpalsja-konfrontimi-fizik-debati-opozita (13)Lidhur me këtë ngjarje foli sot në studion e News 24 Agron Shehaj.

Ai tha se “kjo ishte hera e parë që ai dhunohet në Kuvend nga një përfaqësues i opozitës”.

Shehaj tha se sot në Kuvend ai donte të fliste për aferën e rrugës Thumanë-Kashar prej 1.3 mld eurosh.

Sipas Shehajt fakti që ai u largua me dhunë nga foltorja nga një deputet demokrat, do të thotë se përfituesit e aferës korruptive nuk kanë raporte të mira vetëm me mazhorancën por edhe me opozitën.

Shehaj: Një përfaqësues i opozitës, që jam unë kërkova të flisja për skandalin 1.3 mld euro, largohet me dhunë nga foltorja. Nuk u largova me dhunë nga mazhoranca por nga një përfaqësues i opozitës..me sa duket edhe opozita nuk do që të flitet për këtë aferë 1.3 mld euro, sepse me sa duket përfituesit oligarkët që përfitojnë nuk e kanë mirë vetëm me mazhorancën por e kanë mirë edhe me opozitën. Opozita dhunoi sot një përfaqësues të opozitës, i cili thjesht donte të denonconte një vjedhje prej 1.3 mld euro ku janë shkelur procedurat dhe është shkelur ligji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura