Deputeti i pavarur Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.
Debati mes tyre nisi pasi ligjvënësi kërkoi fjalën për të folur në sallën e Kuvendit.
“Mos m’u drejtoni mua flisni për procedurë”, i tha kryeparlamentarja, ndërsa Shehaj u përgjigj: “Keni lajthitur, nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë”.
Ndërsa Spiropali iu kthye duke thënë që “ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt bana'”.
Debati:
Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?
Agron Shehaj: Për procedurë
Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje?
Agron Shehaj: Zonja kryetare,(I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi)
Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje
Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë
Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku
Agron Shehaj: Atëherë edhe njëherë, nuk ju lejohet zonja kryetare që të keni..
Elisa Spiropali: Mos m’u drejtoni mua flisni për procedurë
Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës
Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?
Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni
Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al