Përplasja te Parlamenti, Bardhi: Kushdo që ka lejuar futjen e forcave speciale të policisë në ambientet e Kuvendit, do të mbajë përgjegjësi penale

Oct 18, 2024 | 11:56
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një konferencë për media, ka deklaruar se kushdo që ka lejuar futjen e forcave speciale të policisë në ambientet e Kuvendit, do të mbajë përgjegjësi penale.

bardhi

Bardhi deklaroi gjithashtu se sulm ndaj deputetëve të opozitës nga FNSH, nuk ka ndodhur kurrë në 34 vjet.

“Nuk u përgjigjem ushtarëve të bandave, përzgjedh të merrem me bandat. Ushtarët e tyre si ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, nuk janë në fokusin e punës time.

Sot denoncoj se janë vjedhur 180 mln euro. Nuk akuzohen deputetët e opozitës se kanë vjedhur 180 milionë euro nga buxheti i shtetit vetëm në një vit. Prokuroria e Posaçme është ngritur për këtë, për të luftuar korrupsionin dhe vjedhjet e shtetit, jo për të sulmuar deputetë e opozitës.

Është e pa ndodhur kurrë në 34 vite që të sulmohen deputetët nga FNSH në mjediset e Kuvendit. Ju siguroj se do të sjell përgjegjësi penale dhe ligjore për cilindo që ka lejuar futjen e forcave speciale të policisë në ambientet e kuvendit”, tha Bardhi.

LEXO EDHE: Grupi i PD-së padit në SPAK Belinda Ballukun! Bardhi: Vetëm për 1 vit, grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë

Lidhur me hetimet për deputetët demokratë, ai u shpreh se është diçka e pritshme nga Ministria e Brendshme dhe Policia.

“Policia ishte ndjerë e kanosur nga një deputete femër (Elda Hoti). Degradimi në këto nivele i policisë dhe ministrisë së brendshme është i prishëm sepse një polici që nuk lufton krimin e organizuar por merret me krimin e organizuar, do të merren me deputetet femra të opozitës”, shprehu Bardhi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura