Përplasje fizike mes punonjësve të FNSH-së dhe deputetëve të PD-së, ndërhyn Garda për t’i ndarë

Oct 17, 2024 | 12:08
SHPËRNDAJE

Punonjësit e FNSH-së dhe deputetët e PD-së janë përplasur fizikisht jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

Përplasja mes tyre nisi pasi demokratët kërkuan largimin nga ambientet e Parlamentit të efektivëve të FNSH-së.

Kanë qenë punonjësit e Gardës që kanë ndërhyrë për t’i ndarë, duke i larguar efektivët me skafandra.

deputet te PD kuvend3

Ndërkohë, pas përfundimit të seancës, socialistët janë larguar nga salla e Kuvendit, duke dalë nga porta e pasme, e cila është në drejtim të Akademisë së Shkencave.

 

kuvend kangjella garda depute PD m1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura