Përsëritet finalja e vitit të kaluar në Champions, Karlo Ançeloti: Dua një Real “rock and roll”

Oct 22, 2024 | 20:23
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit do të kërkojë të kthehet sërish në shinat e suksesit në Ligën e Kampioneve, pas humbjes 0-1 në Lilë në ndeshjet e dyta. Përballë tyre do të jetë Dortmundi, kthim në finalen e sezonit të kaluar në Ligën e Kampioneve.

anceloti

DORTMUNDI I FINALES – “Nuk është e njëjta skuadër. Ka ndryshuar, sepse së pari ka ndryshuar trajneri… dhe disa lojtarë. Po mbeten besnik te ideja e tyre, sepse ata punojnë mirë dhe kanë cilësi kolektive. Ata janë një kundërshtar kërkues, sepse kanë luajtur edhe finalen kundër nesh së fundmi”.

DEBATI MBI SPIUNËT – “Futbolli ka ndryshuar, ju dini gjithçka tashmë për ekipin rival, sepse mund t’i shihni të gjitha ndeshjet që luan. Nuk ka asnjë sekret… Personalisht si trajner i Realit kam të dhëna të mjaftueshme për të gjitha ndeshjet që ata kanë luajtur”.

FORMA – “Nuk jemi në 100%. Gjatë kësaj periudhe kemi marrë rezultate të mira, rezultate pozitive, por duhet të përmirësohemi në nivelin e lojës. Pak nga pak do ta bëjmë.

” REALI “ROCK AND ROLL” – “Unë e dua këtë stil loje, sepse kam lojtarë që kanë këto karakteristika për të dhuruar një futboll të tillë. Ne kemi më shumë vështirësi në një ndeshje zotërimi të topit dhe kontrolli, sepse nuk kemi lojtarë me karakteristikat për të luajtur në hapësira të ngushta. Udhëtimi vajtje-ardhje. Ndeshja na përshtatet mirë, por ne jemi të fokusuar të mbrohemi më mirë siç bëmë shumë mirë vitin e kaluar”.

FIGURA E BELLINGAMIT – “Mendoj se jemi të kënaqur me punën e tij sepse bën shumë në fushë. Vrapon shumë, sakrifikon… merr pjesë në aksion. Surpriza nuk është sivjet, por vitin e kaluar, sepse shënoi shumë gola që askush nuk e priste. Për ne, puna që ai po bën është shumë më e rëndësishme”.

ÇFARË I MUNGON SKUADRËS? – “Është problem i gjendjes fizike, që nuk janë të gjithë në 100%. Po punojmë pak më shumë në kompaktësinë si ekip. Na mungojnë automatizmat e duhura dhe na nevojitet pak më shumë soliditeti veçanërisht në mesfushë”.

ASPEKTI MBROJTËS – “Ne po punojmë në të gjitha aspektet. Duke dalë dhe duke u tërhequr më shumë me sulmuesit, e gjithë puna është të kemi ekipin më kompakt të mundshëm. Tçuameni është i rëndësishëm sepse ai rikuperon shumë topa. Duhet të lexojmë situatat e lojës më mirë dhe duhet të punojmë për këtë sepse e harrojmë nuk kemi shumë kohë, por është ashtu siç është”.

MBAPE – “Dua që ai të shënojë edhe më shumë gola. Preferoj më shumë të shënojë gola sesa të bëjë presing. Pozicioni i qendërsulmuesit nuk ka ndryshuar, unë i kërkoj të njëjtën gjë që i kërkova Benzemasë. Pozicionohuni mirë dhe tregohuni të zgjuar sa herë e rikuperojmë topin. për të bërë një tranzicion të shpejtë”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura