Policia ka zbuluar autorët e djegies së makinës së personazhit të Tik Tokut, Kozak Braçi.
Sipas forcave të rendit, porositës i djegies së makinës së personazhit te Tik-Tok është reperi tjetër, Kleviol Ahmeti, i cili ka paguar dy shtetas për t’i vënë flakën, mjetit të Kozak Braçit.
Kleviol Ahmeti mësohet se i ka dhënë shtetasve, Dorian Limushaj dhe Markelino Laho, 1500 euro që të kryej kjo veper penale.
40 vjeçari Dorian Limushaj dhe 18-vjeçari Markelino Laho, banures në Vlorë janë arrestuar, ndërsa reperi është shpallur në kërkim.
“Në lidhje me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, shtetasve D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. A., ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e shtetasit K. B., ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin E. N., kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin”, thekson Policia.
Personazhi i Tik Tok, Kozak Braçi u bë i njohur per publikun rreth një vit me pare ku u rrëmbye dhe u dhunua live ne rrejetet sociale nga disa persona. (LEXO KETU)
Tiranë
Dogjën një automjet, kundrejt një shume parash, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, i arrestuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, si dhe një 37-vjeçar që porositi djegien e automjetit. Sekuestrohen veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, dhe automjeti me të cilin janë larguar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.12.2023, ku në Allias, është djegur automjeti i shtetasit K. B., kanë thelluar veprimet hetimore, për sqarimin e rrethanave dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Në lidhje me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, shtetasve D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. A., ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e shtetasit K. B., ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin E. N., kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. L., është arrestuar dhe më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe automjeti me të cilin janë larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al