Perspektiva e Trump për luftën Ukrainë-Rusi! Ekspertët: Kremlini po vendos kushtet për negociatat e mundshme të “paqes” me Kievin

Nov 14, 2024 | 9:51
SHPËRNDAJE

Lufta Ukrainë-Rusi ishte një ndër temat më të diskutuara gjatë javës së zgjedhjeve në SHBA, pasi fituesi i garës Donald Trump është shprehur se sapo të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë do t’i japë fund luftës brenda 24 orëve, sapo të bëhet zyrtarisht president.

trump putin

Deklaratat e Trump rreth Ukrainës dhe e ashtuquajtura qasja e tij “Amerika e para” ndaj politikës së jashtme, kanë bërë që shumë analistë të politikës të sugjerojnë se Trump do të ketë ndikim të rëndësishëm në vijimësinë e luftës.

Por ekspertët nga Instituti për Studimin e Luftës thonë se indikacionet janë se Kremlini tani po përpiqet të diktojë kushtet e çdo negociate të mundshme “paqeje” me Ukrainën përpara se Trump të marrë zyrtarisht postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mënyra në të cilën Kremlini po përpiqet të vendosë kushtet për negociata sinjalizon fuqishëm se objektivat e Rusisë mbeten të pandryshuara,” thonë analistët e grupit, raporton Sky News.

Ndërkohë që ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pohoi dje se fillimi i presidencës së Trump nuk do të ndryshojë rrënjësisht qëndrimin e SHBA-së ndaj Ukrainës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura