Me rezultatet fantastike që shënoi dje në Kampionatin Europian U-20, peshëngritësi Ertjan Kofsha është fituar edhe në zonën e shpërblimeve që parashikon legjislacioni shqiptar për arritjet në arenën ndërkombëtare.Talenti shtërmenas do të përfitojë gjithsej 19.8 milionë lekë të vjetër nga rezultatet që shënoi në Poloni. 12 milionë për medaljen e artë në stilin e shkëputjes, 6 milionë për medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes dhe 1.8 milionë lekë të vjetër për medaljen e argjendit në dygarësh.
Gjithashtu shpërblim do të ketë edhe për trajnerin Leonard Toska, i cili do të përfitojë rreth 7.9 milionë lekë të vjetër. Çmime këto të merituar që kanë ardhur pas orëve të tëra punë në palestër.
Theksojmë që vetë presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, e ka quajtur ligjin e shpërblimeve për peshëngritjen në Shqipëri si më të mirin në botë. Siç dihet prej disa vitesh shteti shqiptar nuk shpërblen më rezultatet vetëm për dygarëshin, por zbaton rregulloret e kompeticioneve ndërkombëtare të garave me shpërblime për secilin stil.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al