Pësoi aksident të frikshëm me biçikletë elektrike, Brad Pitt është i shqetësuar për gjendjen e të birit! Pax refuzon të kontaktojë me të

Aug 1, 2024 | 9:17
SHPËRNDAJE

Brad Pitt është i shqetësuar dhe i mërzitur që nuk ka qenë në gjendje të flasë me djalin e tij Pax, i cili është në spital pasi u përplas me biçikletë elektrike në pjesën e pasme të një makine në Los Angeles

2

Pax nuk mbante helmetë në momentin e aksidentit. Ai u përplas me një automjet që kishte ndaluar në semafor të kuq në bulevardin Los Feliz të dielën.

Një burim i afërt me Angelia Jolie tha për Dailymail.com, se aktorja ndodhet pranë djalit të saj në spital, ku ndodhet në një gjendje të qëndrueshme, por ende nuk dihet shkalla e dëmtimeve.

Pax është larguar nga babai i tij Brad Pitt që pas një incidenti në një avion privat me ish-bashkëshorten Angelina në vitin 2016, ku dyshohet se ylli i Hollywood ushtroi dhunë ndaj tyre.

Në një postim në Instagram nga viti 2020, ai e konsideroi babain e tij në qenie të tmerrshme.

Por pavarësisht mungesës së kontaktit të tyre, një burim i tha DailyMail.com: Brad është i shqetësuar për aksidentin e Pax, por ai nuk është në gjendje të kontaktojë me të”.

brad

“Ai mërzitet shumë sa herë që dëgjon që një nga fëmijet e tij lëndohet dhe ndihet plotësisht i pafuqishëm sepse nuk mund të bëjë asgjë. Prirja e një babai është të shkojë në spital ose ta telefonojë. Ai është përpjekur shumë herë, por fëmijët nuk i pranojnë telefonatat e tij. Duart e tij janë të lidhura.”

Pax u adoptua nga Angelina Jolie në një jetimore në Vietnam kur ishte 3 vjeç.

Ai ka qëndruar krah nënës së tij, ashtu si edhe pesë vëllezërit e motrat e tij, Maddox, 23-vjeç, Zahara, 19, Shiloh, 18 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 16 vjeç.

35

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura