Pësoi infarkt në timon dhe u përplas me një mjet tjetër, ndërron jetë në spital shoferi

Sep 2, 2024 | 10:58
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip Volkswagen, i cili pësoi infarkt në timon gjatë drejtimit të makinës dhe u përplas me një Benz.

aksident3

Viktima me iniciale J. K., u dërgua në spital, por nuk arriti që të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:50, në bulevardin “Republika” në Korçë.

Viktima dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë në korsinë tjetër duke u përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi me iniciale Gj. Xh..

Në momentin e përplasjes, automjeti tip “Benz” ka qenë i ndaluar, ndërsa shoferi është është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

aksident

Sipas mjekëve, paraprakisht dyshohet se viktima ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Por pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës së shtetasit me iniciale J. K.

 

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në bulevardin “Republika”, shtetasi J. K., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë në korsinë tjetër, ku është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. Xh.. Në momentin e përplasjes, automjeti tip “Benz” ka qenë i ndaluar.

Për pasojë shtetasi J. K. ka humbur jetën në spital. Sipas mjekëve, paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Shtetasi Gj. Xh. është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës së shtetasit J. K.

aksident2 policia 1 policia3 policia aksident policia4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura