Provokime të turp shme vijnë nga Pra ga, teksa është duke u luajtur dueli mes Çekisë dhe Shqipërisë, në tribunën e ultrasve çekë, janë vendosur flamuj serb ku i është bashkangjitur harta e Kosovës, si dhe simbolet e Shqipërisë janë kthyer përmbys, madje në disa prej tyre janë vendosur kryqe tek pjesa e shqiponjës dykrenore. Gjeste këto aspak të hijshme nga ana e çekëve, të cilat nxitin urrejtje. “Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante gjatë kësaj ndeshjeje.* Tifozët kuqezi gjithmonë të pranishëm në stadium. Ndërkohë në shkallët e “Epet Arena” nxirret një banderolë e cila shkruan: “Si t’ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon ‘Euro U21’ me sh*i”, duke iu referuar bashkëpunimit për organizimin e Europianit U-21 me Federatën Serbe e Futbollit. Ndërkohë reagime pati edhe ndaj kreut të FSHF-së, Armand Duka.
* Një gjest mjaft i bukur nga lojtarët e Kombëtares shqiptare, në momentin e ekzekutimit të himnit kuqezi. Kumbulla, Mitaj, Ramadani dhe Hysaj, vendosën t’i hiqnin xhupat që mbanin veshur para sfidës, për t’ua veshur ato vogëlushëve që i shoqëronin gjatë himneve. Nuk ndodhi e njëjta gjë me lojtarët çekë, të cilët i mbajtën të gjithë veshur xhupat e tyre.
*Qazim Laçi u shfaq në këtë ndeshje me bërrylin e fashuar, ndoshta nga ndonjë goditje që ka marrë më parë.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINTTË GAZETËS PANORAMA SPORT
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al