Në sfidën Egnatia-Tirana pati disa të veçanta, duke filluar nga koret e tifozëve kundër drejtuesve bardheblu dhe irritimin e tyre për dështimin e skuadrës këtë sezon.
– Në tribunën VIP ndeshjen e ndoqën dy presidentët Agim Demrozi dhe Refik Halili të cilët ishin në shoqërinë e djemve të tyre përkatësisht Ardit Demrozi dhe Grent Halili.
– Tifozët e Tiranës të cilët ishin të shumtë duke brohoritur skuadrën e tyre inkurajuan lojtarët në fillim të sfidës, ndërkohë futbollistët bardheblu shkuan për t’i duartrokitur fansat e tyre.
– Te momenti i pësimit të golit të dytë, trajneri i Egnatias nuk kurseu ulërimat drejt Sebastjan Spahiut, i cili humbi topin. Tekniku i bardhëjeshilëve kaloi vijat kufizuese, duke iu drejtuar fantazistit, “çfarë bën o Spahi”.
– Në minutën e 15 teksa rezultati shkoi 0-2 për Tiranën disa tifozë rrogozhinas u dëgjuan të thërrisnin: “Zgjohuni nga gjumi se do hani sërish 5 gola”.
-Në minutën e 83-të tifozët e Tiranës, shpërthyen kundër drejtuesve të klubit bardheblu.
– Tifogrupi i fanatiksave nuk kursyen as kapitenin Renato Malotën duke ofenduar në kor kapitenin e Egnatias.
– Lojtarët e Tiranës u larguan pa përshëndetur tifozerinë e tyre,me këta të fundit që ishin tepër të irrituar, pasi mësuan edhe rezultatin e takimit Vllaznia-Skënderbeu.
-Nëntë gola në tre ndeshje ka pësuar Egnatia në tre takimet e fundit. Nga ana tjetër, rrogozhinasit kanë shënuar vetëm një herë.
– Albano Aleksi ishte i pezulluar dhe e ndoqi ndeshjen nga tribuna qendrore. Mesfushori i Egnatias u kap një moment me një tifoz pasi ky i fundit po kontestonte portierin Sherri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al