Ceremonia zyrtare e lamtumirës së katër futbollistëve të Kombëtares, ndarja e grupimit Tifozët Kuq e Zi në dy pjesë, tensioni në tribunën kryesore dhe “djegia” e biletave janë disa momente që nuk janë parë në TV, “Panorama Sport” sjell pikantet e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë, e luajtur mbrëmjen e së shtunës në “Arenën Kombëtare”.
Tifoz special ishte Xhani De Biazi në shkallët e stadiumit. Ish-trajneri kuqezi ishte ftuar për të ndjekur këtë takim nga afër. Po ashtu të pranishëm ish-futbollistë të Kombëtares, politikanë, si nga opozita ashtu edhe nga qeveria. Edhe kryeministri Rama po e ndiqte ndeshjen krahas Armand Dukës dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Ndryshe nga herët e tjera, kreun e qeverisë nuk e shoqëronte bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho.
* Para fillimit të ndeshjes, tifozët kuqezi të vendosur prapa porte kanë shpalosur një koreografi madhështore. “Shqiponjat janë të uritura”, shkruhet me një “thumbim” për çekët. Por, ajo që ra në sy nga grupimi “Tifozat Kuq e Zi” ishte ndarja e tyre në dy pjesë. Prej pak kohës, për shkak të disa mosmarrëveshjeve, grupimi më i madh i Kombëtares shqiptare është përçarë. Disa ishin vendosur në katin e parë dhe një pjesë tjetër me të njëjtën emër në katin e dytë.
* Pas ndeshjes lojtarët nuk u kthyen në hotel me autobus, por shkuan në këmbë. Hoteli ku ata janë akomoduar është vetëm 100 metër larg nga stadiumi. Në dalje, Nedim Bajrami shihet me fanellë në dorë teksa bën muhabet me disa fanse të tij.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al