Tirana e priste Egnatian në Durrës, teksa në “Niko Dovana” patirreth 1000 tifozë. “Panorama Sport” iu sjell pikantet.
-Gentian Selmani ishte titullar në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Egnatias, ndonëse pothuajse gjysma e familjes është ndaluar nga policia për një kërcënim ndaj presidentit të FSHF-së.
-Në minutën e 23-të të ndeshjes, rreth stadiumit hidhen fishekzjarrë nga tifozët e të dyja skuadrave. Nuk mungojnë as tymueset.
-Serxho Ujka, i sapo blerë nga Egnatia te Laçi ishte titullar në sfidën e djeshme kundër Tiranës.
-Drejtori i Tiranës, Agim Ibraimi në fund të pjesës së parë ka diskutuar me gjyqtarin e ndeshjes për mënyrën sesi ai ka gjykuar, duke fragmentizuar shumë lojën e bardhebluve.
-Takime të shumta para ndeshjes ku drejtori Ibrahimi u pa duke biseduar në fushë me presidentin e Egantias, Agim Dermozi.
-“O Glendi o Glendi, po luaj more luaj luaj” dëgjohet Shkëmbi ng apankina. “Hajde çuna hajde shtrëngohemi ka filluar loja”, dëgjohet Aleksi qëi flet të tijve.
-Dy presidentët Refik Halili, dhe Agim Dermozi, e ndoqën ndeshjen në tribunën VIP së bashku.
– Ka panik te Tirana, Prengaj dëmtohet dhe menjëherë nga stafikërkojnë shpjegime mbi gjendën e tij, por menjëherë Haxhiu, del nënxehje, edhe pse gjithçka është në rregull dhe Prengaj vijon lojën.
-Te Tirana, ka protesta për golin e Egnatias, ku drejtori Ibrahimi ngrihet nga pankina dhe ngre duart lart, duke kërkuar pozicion jashtë loje, por gjithçka është e rregullt.
-Turistë të huaj nga Polonia e Anglia në “Niko Dovana”, me birra duke ndjekur ndeshjen.
-Gjyqtari Bajramaj në një moment të lojës këshillon trajnerin Bledi Shkëmbin për protestë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al