“Pise, je zhulse”- Sharjet e ofendimet në BBV, s’do e besoni çfarë raporti kanë Egla Ceno dhe Françeska Murati! Ish-Missi: Pi kafen me nënën time, por…

Sep 25, 2024 | 13:12
SHPËRNDAJE

Egla Ceno dhe Françeska Murati kanë qenë dy prej banoreve të Big Brother Vip 3, ku mes tyre nuk kanë munguar as sharjet dhe ofendimet brenda shtëpisë.

egla ceno franceska murati

Por çfarë raporti kanë sot aktorja dhe ish-Missi? Në një intervistë, Françeska Murati ka rrëfyer se janë mike, madje Egla Ceno pi kafe me nënën e saj, si edhe ka qenë në festën e ditëlindjes së të birit, Charlie.

Ish-Missi deklaroi se Egla është shumë e sjellshme dhe janë shoqe së bashku, duke shtuar se nuk ka hatërmbetje me ish-banorët e BBV, teksa theksoi se çdo gjë ka mbetur brenda shtëpisë.

“Unë nuk është se kam dalë nga shtëpia dhe nuk kam shoqëri me njeri. Unë jam zënë, jam shplarë, jam larë me Eglën, më ka shtyrë për në pishinë, jemi bërë nuk e di dhe tani jemi shoqe, del e pi kafe me nënën time sepse në fund të ditës kemi ditur të dallojmë faktin që çfarë ka ndodhur aty brenda mbetet aty brenda. Ishin situatat në Big, jemi në jetën reale dhe ajo në jetën reale nuk është ashtu me mua. Në jetën reale është tjetër Egla dhe unë mbase jam tjetër Françeska.

Ka ardhur te ditëlindja e Charlie, jemi kënaqur, është shumë e sjellshme. Nuk kam asnjë hatërmbetje me njerëzit nga Big, mbase kanë ata me mua se kanë ngelur aty brenda, le të rrinë. Në momentin që dola nga shtëpia, dola edhe mendërisht”, tha ish-Missi.

Kujtojmë që brenda shtëpisë Egla Ceno dhe Françeska Murati nuk i kanë kursyer ofendimet ndaj njëra-tjetrës gjatë debateve mes tyre.

Gjatë një prej sherreve mes dy ish-banoreve, Egla Ceno e quajti ish-Missin pise e zhulse. Ndërsa e ofendonte duke iu drejtuar aktores “plakë e ndyrë”.

LEXONI EDHE: “Ke ngelur me trauma! Kur të dalësh shko te një specialist…”- Plas keq mes Egla Cenos dhe Françeska Muratit/ Aktorja: Je një bullizuese

“Pise, je zhulse”- Egla Ceno e ofendoi, shpërthen Françeska Murati: Plakë e ndyrë, ik mi injorante femër! Mbylle gojën, qepe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura