“Pjesa më e madhe e buxhetit 2025, për rikonstruktimin e godinës”- Presidenca kërkon fond shtesë 36 milionë lekësh për blerjen e makinave: Nevojiten për performacë më të lartë

Nov 13, 2024 | 13:25
SHPËRNDAJE

Në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për “Për buxhetin e vitit 2025”, Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës Valbona Lusha ka treguar sesi do të përdoret fondi nga institucioni. 

nnnnnn

Ajo është shprehur se pjesa më e madhe e fondit do të përdoret për rikonstruksionin e godinës ekzistuese.

Lusha gjithashtu ka kërkuar një fond shtesë prej 36 milionë lekësh, duke thënë se nevojiten për blerjen e makinave të reja në dispozicion të presidentit të republikës dhe stafit tekniko administrativ.

“Mjetet nuk plotësojnë kushtet e nevojshme, nisur nga viti i prodhimit, kilometrat, amortizimin dhe garancinë në funksionin që kryejnë. Është e nevojshme blerja e automjeteve për një perfomacës sa më të lartë”, tha ajo.

“Lidhur me buxhetin 2025-2027, investim në orendi dhe pajisje zyre është i nevojshëm për godinën që do të rikonstruktohet.

Investimi për pajisje kompjuterike dhe elektronike, përbën një domosdoshmëri në plotësimin e nevojave të institucionit.

Rëndësi të veçantë në buxhet ka përfundimi i objektit të godinës ekzistuese të institucionit të Presidencës.

Në lidhje me kërkesat shtesë, me mbështetje me fonde shtesë, për blerje automjetesh në dispozicion të presidentit të republikës dhe stafit tekniko administrativ, vlera 36 milionë lekë. Mjetet nuk plotësojnë kushtet e nevojshme, nisur nga viti i prodhimit, kilometrat, amortizimin dhe garancinë në funksionin që kryejnë. Jetëgjatësia e automjeteve është 12-15 vite. Është e nevojshme blerja e automjeteve për një perfomacë sa më të lartë”, tha Lusha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura