Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Greqi, policia në kërkim të tre autorëve! Në vendngjarje gjenden…

Sep 18, 2024 | 12:36
SHPËRNDAJE

Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kerameikos të Greqisë. Sipas asaj që është bërë e ditur, ngjarja është regjistruar rreth orës 10:20.

policia greke

Sipas informacioneve të para, tre persona kanë hapur zjarr ndaj 36-vjeçarit dhe e kanë plagosur në këmbë. Në vendngjarje janë gjetur gjashtë gëzhoja .

I plagosuri është transportuar në spitalin “Gennimatas”, ku po merr ndihmë mjekësore.

Autorët pasi e kanë plagosur janë arratisur, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e sulmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura