Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi, policia gjen në vendngjarje 7 gëzhoja! Ja si paraqitet gjendja e tij

Sep 23, 2024 | 18:08
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Omonias, në qendër të Athinës.

ea]

Nga të shtënat ka mbeturi i plagosur një shqiptar, i cili po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur shtatë gëzhoja. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura