Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në Korçë.
Raportohet se e plagosur ka mbetur një grua, ish-partnerja e autorit, e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, i dyshuari Ilia Cani, i cili është arrestuar pak pas ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al