Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sotme në Korçë, ku 41-vjeçari Ilia Çani plagosi me thikë ish partneren e tij.
Policia bën me dije se e dëmtuara Manderina Çela ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bën me dije se 41-vjeçari është ndaluar tashmë nga policia.
Ai, sipas policisë është arrestuar edhe më parë për përndjekjen e kësaj shtetaseje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al