Plagosja me armë zjarri në Tiranë, detaje nga ngjarja! Ervis Nela u qëllua nga kushëriri, ja çfarë dyshohet dhe si është gjendja e tij

Sep 11, 2024 | 12:41
SHPËRNDAJE

Janë zbuluar detaje nga plagosja me armë zjarri në Tiranë, ngjarje e cila ndodhi paraditen e sotme në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”.

policia4
Foto ilustruese

Raportohet se Ervis Nela është qëlluar me armë zjarri nga kushëriri i tij, Mario Nela, si edhe dy persona të tjera me iniciale G. N. dhe E. N..

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale. I plagosuri ka shkuar vetë në një  spital privat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit me iniciale G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e Mario Nelës.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Plagosën me armë zjarri një shtetas, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Shoqërohen në Polici 2 prej tyre dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura