“Plakja e popullsisë është tronditëse”/ Largimi i të rinjve, Meta: Axhendë dhe dëbim i nxitur qëllimisht për të vendosur në udhëkryq të ardhmen! Beteja për demokracinë është vendimtare

Jun 8, 2023 | 11:17
SHPËRNDAJE

Kreu i PL, Ilir Meta përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se shpejtësia e plakjes së popullsisë shqiptare është tronditëse.

ILIR-META_frame_60060-1280x720

Meta shkruan se shpopullimi i vendit dhe largimi i të rinjve është një “dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit”.

Sakaq shton se Shkatërrimi i proceseve zgjedhore ka synuar të nxisë largimin e të gjithë atyre që nuk durojnë padrejtësitë dhe nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurtë dhe me dinjitet këtu”.

Postimi i plotë:

Një “qytet” me të rinj largohet çdo vit nga Shqipëria.

Ndërsa të rinjtë pakësohen, shpejtësia e plakjes së popullsisë është tronditëse!

Ky është një dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit dhe popullit tonë. Kjo agjendë dobëson ndjeshëm fuqinë, ekonominë, sigurinë kombëtare dhe vendos në udhëkryq të ardhmen e vendit.  Shkatërrimi i proceseve zgjedhore ka synuar të nxisë largimin e të gjithë atyre që nuk durojnë padrejtësitë dhe nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurtë dhe me dinjitet këtu.

Ndaj beteja për Demokracinë dhe Votën e Lirë është vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë!

Këshilltarët e rinj të zgjedhur në Këshillat Bashkiake kanë mundësi, që jo vetëm të jenë zëri i të rinjve por edhe të rrisin besimin te fuqia e të rinjve për Ndryshim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura