Këngëtarja e njohur Arta Kabashi, në një intervistë të dhënë së fundmi ka komentuar marrëdhënien që ka me dy ish-banorët e BBV, çiftin Bardhi-Sara.
Këngëtarja është shprehur se Bardhi nuk i është përgjigjur as kur ajo e ka uruar që do të bëhet baba.
Po pas kësaj deklaratë ka ardhur edhe një reagim nga Bardhi, i cili në një koment në Instagram, ai i thotë se nuk mund ta falenderonte kur si për të dhe për Sarën në çdo intervistë që ajo ka dhënë, i ka sharë.
Sipas Bardhit, ish-banorja tjetër “hiqet” në TV dhe tjetër person është “live”, duke e cilësuar si një skemë për të marrë vëmendjen e showbizit.
“Ekziston inboxi moj Arta, se ke dal dhe ke folur shumë keq nëpër intervista, për këtë arsye nuk të flasim, s’kemi pse të të falënderojmë kur tjetër je live e tjeter në tv”, shkroi këngëtari i njohur.
Pas këtij komenti nga ana e Bardhit nuk mungoi as reagimi i motrës së Artës, Ana Kabashit e cila i është kthyer keq këngëtarit me një postim në ‘InstaStory’.
“Po më vjen keq o Bardhosh që ke rënë në këtë nivel se unë kam qenë dëshmitare kur Arta ka ardhur dhe ju ka nderuar dhe uruar ty me atë zonjën tënde live, se ti nuk doje as t’i flisje dhe as ta shihje”-shkruan Ana.
Teksa në fund është shprehur se ai duhet t’i jetë falenderues ish-menaxherit të tij, Jetmir Agajt sepse sipas saj fal tij Bardhi ka qenë në krye të “shoëbizit” e që tashmë ai nuk është.
Kujtojmë që e gjithë kjo situatë mes artistëve filloi brenda shtëpisë së BBV kur Arta shprehu se dashuria mes Bardhit dhe Sarës nuk i dukej aspak e vërtetë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al