Plas sherri mes shqiptarëve dhe marokenëve, transferohen për arsye sigurie shtatë të burgosur nga burgu i Sanremos

Sep 20, 2024 | 22:01
SHPËRNDAJE

Shtatë të burgosur marokenë dhe shqiptarë, janë transferuar nga burgu i Sanremos në Itali, në burgje të tjera në Liguria dhe Piemonte pas një grindjeje mes tyre.

Carcere-Sanremo-Valle-Armea-copia-680x408

Sipas mediave italiane, trazirat, të cilat kulmuan me agresionin e disa oficerëve, ndodhën brenda seksionit të tretë të përbërë nga rreth pesëdhjetë të burgosur.

Për arsye rregulli dhe sigurie autoritetet kanë vendosur që të vazhdohej me transferimet e të burgosurve, për të shmangur rrezikun për një përleshje tjetër mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura