Plas te Gallatasaraj! Kampionët e Turqisë tani duhet të përballen me një situatë shumë të sikletshme, pasi një prej yjeve të kësaj skuadre, Hakim Zijek, ka vendosur të largohet me çdo kusht nga klubi turk.
Futbollisti ka dhënë një intervistë ku nuk është kursyer në asnjë moment në fjalët e tij kundër klubit. “Kapitulli i Gallatasarajit është i mbyllur për mua. Ua kam thënë që do të largohem në janar. Ata nuk kanë pse të më kërkojnë më asgjë, unë do të bëjë atë që dua tani”, tha fillimisht ZIjek, i cili ka mbetur jashtë planeve të klubit dhe në fakt kishe kërkuar largimin që në verë.
Ish-ylli i Çelsit nuk është kursyer as kundër trajnerit Okan Buruk. “Nuk kam parë asnjëherë një trajner më të keq se Okan Buruk. A mund ta fitojë Gallatasaraj titullin? As më intereson. Çfarëdo që të ndodhë, ata duhet të më lënë rehat”, u shpreh marokeni, i cili duket e ka ndarë mendjen që do të largohet në janar. “Jam penduar që firmosa për të qëndruar në fillim të këtij sezoni, por nuk deshën të më lejonin të largohesha”, tha Zijek.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al