Plazhi i bukur i Spillesë, e ka hapur sezonin turistik me një pamje krejtësisht të re.
Falë projektit të suksesshëm të Bashkisë së Rrogozhinës për rivitalizimin e tij, ky plazh është dëshmi e një pune të bërë mirë dhe të qendrueshme.
Sot, zona e Spillesë përballet me përmirësime të jashtëzakonshme për sa i përket infrastrukturës, pastrimit, gjelbërimit, sistemimit të hapësirës publike, etj.
Natyra e bukur, përmes detit të kaltër, rërës së butë dhe kurorës së pishave të larta e shumëvjeçare, është ndërthurur në harmoni të plotë me objektet e plazhit, duke ofruar një sërë restorantesh luksoze, beach bars, si edhe lojra sportive.
Vetëm një orë larg nga Tirana, ky destinacion ofron të gjitha komoditetet për të kaluar një ditë argëtuese në plazh dhe me një shërbim cilësor për turistët vëndas e të huaj.