Liverpuli mori një tjetër fitore të rëndësishme nën drejtimin e Arne Slotit, e cila i shkëputi ata në +5 nga vendi i dytë në Premier Ligë, duke fituar një diferencë jo të vogël nga Mançester Siti.
Darvin Nunjez dhe Mohamed Salah përfituan prej disa kundërsulmeve fantastike, ndërsa “Reds”-t shfrytëzuan në maksimum humbjen e kampionëve të Anglisë, të cilët ranë në Brajton. Goli i parë i Nunjezit pas 20 minutash erdhi nga një goditje nga këndi e Aston Vilës dhe ai për pak sa nuk shënoi një gol fotokopje më vonë në pjesën e parë. I takoi Salahut që të mbyllte llogaritë 6 minuta nga fundi, pasi një tjetër kundërsulm i shpejtë i pa shumicën e lojtarëve të Aston Vilës që të gjendeshin në anën tjetër të fushës. Kjo ishte fitorja e 15-të e Slotit në 17 ndeshje që kur zëvendësoi Jyrgen Klopin në stol në verë dhe tani ai është në garë për t’u bërë trajneri i parë i klubit që nga Keni Dalglish, i cili fiton titullin në sezonin e tij debutues.
Holandezi nuk pompon me grusht poshtë “The Kop” si paraardhësi i tij, por brohoritja që mori kur shkeli në fushë ishte ende euforike. Nuk ka dyshim që atij i pëlqen që ekipet e tij të jenë më të ekuilibruara se metali i rëndë i Klopit, por ai nuk i ka sakrifikuar të gjitha emocionet, veçanërisht kur Liverpuli zbret me shpejtësi në kundërsulm.
“Ne provuam që të ndalonim Aston Vilën të shënonte nga goditjet e këndit. Ky është kërcënimi i tyre kryesor. Kundërsulmet tona ishin cilësi e pastër. Nëse shohim ndeshjet që na presin, ato janë të forta. Do të jetë një sezon i fortë në përgjithësi. Diferencat janë të vogla. Ne kemi një avantazh, por është i vogël. Kemi shumë sfida të tjera që na presin”.
Salah ka shënuar në 4 ndeshje radhazi në kampionat dhe këtë sezon është përfshirë në 18 gola në të gjitha kompeticionet: “Unë mendoj se ai ka shifrat më të mira nga të gjithë sulmuesit tanë. Të gjithë sulmuesit tanë kanë shifra të shkëlqyera, por Mo bie në sy në çdo aspekt”.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al