Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi është shprehur se mandati i Komisionit nuk do të përfundojë pa u marrë në pyetje kryeministri Edi Rama, biznesmenja Vilma Nushi dhe biznesmenët e tjerë të thirrur për të dëshmuar.
Vokshi u shpreh gjatë mbledhjes se maxhoranca po bën shfaqje me ish-ministrin e Shëndetësisë. Ajo deklaroi se ish-ministri Beqaj “po hidhet si limon i shtrydhur” për të kaluar koha dhe për të mos i dhënë mundësi Komisionit të marrë dëshminë e kreut të qeverisë dhe Vilma Nushit.
“Detyra e vetme që e keni është të mbroni Ramën dhe Vilma Nushin. Keni sytë e Ramës dhe i vetmi qëllim i juaj është të mos dëshmojë Rama dhe Vilma Nushi.
E keni sjellë me pranga 2 ditë Ilir Beqaj, dy ditë show që ta hidhni si limon i shtrydhur, vetëm për të kaluar koha për të mos pasur kohë dhe për të mos i dhënë mundësi komisionit që të marrë dëshminë e Ramës, Vilma Nushit dhe të tjerëve. Nuk mbyllet ky Komision pa marrë dëshminë e tyre”, tha Albana Vokshi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al