“Po kërcënohen specialistët dhe shefat e Kadastrës”/ Denoncimi i LSI në Durrës: Kërkojnë të legalizojnë dhe certifikojnë çdo lloj shërbimi që kërkon partia

Apr 20, 2021 | 10:39
SHPËRNDAJE

Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës ka denoncuar se Kreu i OSHEE, Ardian Çela po ushtron presion ndaj punonjësve të administratës. Në një postim në Facebook, kandidati i LSI, Bahri Shaqiri thotë se janë kërcënuar të gjithë specialistët dhe shefat e Kadastrës, të cilët nuk bien dakord për të punuar dosjet problematike të zonave më të përfolura në Durrës.

lsi durres
Foto e publikuar nga LSI Durres

Sipas kandidatit të LSI-së, janë dosje për të cilat ka hetim që po shqyrtohen në SPAK por që nuk ka asnjë zhvillim.

Reagimi i plotë i LSI

Ardian Çela me bandën e tij të përbërë nga Dor Baba, Tur Feta, Ron Shqopa, Feta Mata kaneë mbërritur para pak ditësh në zyrat e Kadastrës Durrës, dhe në zyrën e drejtorit të Kadastrës, Rezart Elmazi, nje prurje e Çelës në Durrës dhe ka bërë mbledhje me të gjithë stafin.

Ka kërcënuar të gjithë specialistët dhe shefat e Kadastrës.

4 orë terrori në atë vend ku kontigjent të policisë qarkullonin nëpër korridore me armë.

Janë kërcënuar me heqje nga puna të gjithë ata që nuk do bien dakort për të punuar dosjet problematike të zonave më të përfolura në Durrës, të jashtëligjshme deri dhe me letra të fallsifikuara.

Janë dosje për të cilat ka hetim që po shqyrtohen në SPAK por që nuk ka asnjë zhvillim.

Ardian Çela me bandën e tij ka kërkuar pa asnjë lloj kompromosi të punohet, legalizohet, certifikohet çdo lloj shërbimi që kërkon partia.

Asnjë qytetar nuk do të pritet dhe nuk do të marrë shërbim në momentin që nuk shkon te selia e PS te prefektura.

Futja e personave jashtë linjës së partisë çon në ardhjen e Policisë dhe nxjerrjen me forcë të tyre.

Më 26 prill të gjithë këta shkelës do përballen me drejtësinë.

I dimë të gjitha. Kemi prova.

Bahri Shaqiri

Kandidat për Deputet

LSI Durrës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura