“Po kërkojnë të më dënojnë pa asnjë fakt”- Leonard Duka mohon përfshirjen në vrasjen e Santiago Malkos, nëna e ish-policit shpërthen në lot! Shtyhet seanca në GJKKO

Oct 2, 2024 | 14:54
SHPËRNDAJE

Në gjyqin që po zhvillohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, autori i dyshuar Leonard Duka, i cili u ekstradua nga Belgjika pak javë më parë, ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

gjkko-spak

“Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kërkon të me dënojë pa fakt pa asgjë”, ka thënë Duka.

Nëna e Malkos, ka shpërthyer në lot duke braktisur seancën, ndërsa GJKKO ka njoftuar se gjyqi do të shtyhet për datën 24 tetor.

Santiago Malko u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në zonën e Freskut në Tiranë, më 28 gusht 2019.

Në këtë ngjarje dyshohet se janë të përfshirë edhe Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin Doqja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura