Deputeti demokrat Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në Neës24, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Berishës.
Paloka tha se ishte një akt skandaloz, sepse Gjykata Kushtetuese interpreton Kushtetutën duke shkelur Kushtetutën
“Qëndrimi ynë ka qenë ndaj këtij vendimi ka qenë ai që ka bërë publik Berisha dhe PD. Unë vetë bëra një interpretim të këtij vendimi. Në atë vendim unanimisht thuhet se kufizimi i lirisë për daljen jashtë shtetit është antikushtetues. Lidhur me masën detyrim paraqitje ka pasur me një shumicë votash që mund të konsiderohet edhe si proporcionale, kanë lënë të kuptohet se SPAK nuk ka pasur nevojë të marrë leje në Kuvend. Këtu kryhet një akt skandaloz, sepse GJK interpreton kushtetutën duke e shkelur, por merr në analizë të drejtat themelore. Ky vendim mund t’i ketë dy anët, por të thuash që Berisha ka të drejtë të dalë jashtë shtetit, por është i detyruar të paraqitet, është paradoks. Berisha vendosi të mos zbatojë një vendim antikushtetues dhe vendimi i Gjykatës thotë se është antikushtetues. Sikur gjysma e vendimit të jetë antikushtetues, vendimi i plotë është antikushtetues”, tha Paloka.
Ndër të tjera, Paloka tregoi dy rrugët që do të ndjekë Partia Demokratike për t’u forcuar.
“Zgjidhje janë dy rrugë. Po rikthejmë lidhjet tona me ndërkombëtarët që ishin shkëputur për shkak të situatës në PD. Sot jemi rikthyer dhe jemi rikthyer fuqishëm me dy rezoluta që qartazi tregon marrëdhëniet. Rruga e dytë është reagimi qytetar. Jemi në një situatë, jemi nën diktaturë”, tha Paloka.
Deputeti demokrat komentoi edhe vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
“Asgjë nuk është jashtë politikës në këtë vend. Çdo qelizë e jetës së njerëzve është e lidhur me politikën, ligjet, mënyrën si qeveriset, mënyra si shoqëria sillet me veten. Gjithë ata që ikin nuk kanë ikur për bukën e gojës, kanë qenë në një nivel jo të keq nga ana ekonomike. Ikin sepse cilësia e jetës përbëhet nga shumë elementë që këtu janë rrënuar. Si mund ta komentosh kur një adoleshent masakron një tjetër në derë të shkollës. Këtu duhet ndryshuar gjithçka”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al