Në emsionin me Zemër të hapur, në News 24, u pasqyrua historia e 35-vjeçarit Erald Mejdani, i cili prej 18-ditësh rezulton i zhdukur.
35-vjeçari humbi kontaktet 18 ditë më parë kur po kthehej për në shtëpi, pasi ishte kapur nga policia greke, aty ku dhe jetonte prej kohësh. Pas mbërritjes në tokën shqiptare, ai qëndroi në Gjirokastër tek një kushëri i tij dhe të nesërmen pasi kisht komunikuar me prindrit nëpërmjet rrjeteve sociale ju kishte pohuar atyre se do të nisej për në shtëpi.
Momenti i fundit kur 35-vjeçari është parë, ka qënë ai i takimit dhe përshëndetjes me kushëririn e tij, teksa po hipte në një makinë që bënte linjën e Tiranës.
Babai i Eraldit, thekson se djali përpara se të kthehej në Shqipëri është ndaluar nga policia greke dhe është mbajtur në paraburgim për shkak të mungesës së dokumentacionit. Ai shton se gjatë kohë që ka qëndruar i mbyllur, djali ka pasur probleme me ankthin, ku mjekët i kanë dhenë një kokërr për pagjumësinë.
Teksa nuk japin asnjë indikacion se çfarë mund të ketë ndodhur me të birin, i ati dhe e ëma e 35-vjeçarit apelojnë se nëse dikush ka informacion në lidhje me të birin e tyre t’i kontaktojë.
Pjesë nga biseda:
E ëma: Më tha në orën 4 të mëngjesit mos ki merak ma se jemi në hotel. Më shkruajti prapë në orën 10:30 më tha që po pinte kafe. Më pas nuk kam patur më kontakte me të. Jam përpjekur ta kontaktojë por nuk kam mundur. E kam telefonuar gjatë gjithë kohës, por nuk kam mundur të komunikojë. Ishte me xhupin e zi. Është 1.75 cm i gjatë, nuk është shumë i mbushur, nga krahët ka tatuazhe, në krahun e majtë dhe në shpatull. Në datën 19 është bërë denoncimi në polici, prisnim mos e ka marrë ndonjë shokë. Me shpresa, mos vjen sot mos vjen nesër. Vdekjen e motrës para një viti e kishte përjetuar shumë keq. Ne kemi jetuar dhe ne në Greqi dhe ishim prapë bashkë me Eraldin. E ka takuar babai i tij atje ku u kap.
Babai: Eri u kap para vitit të ri nga policia, ka qenë një punë maske dhe vaksine se sa për dokumentet. Eri u acarua dhe ata e morën brenda. Ne vinim çdo ditë në paraburgim, nuk e linim. I çonim cigare dhe ushqime, por kishte një problem se aty u shqetësua shumë. Aty pati probleme djali dhe mjeku i dha një një kokër për ta zënë gjumit. U stresua shumë gjatë izolimit. Para vitit të ri dy ditë, erdhi në Shqipëri, në Kakavijë e pruri greku. Atë natë ka fjetur në hotel, edhe aty kanë qenë dhe fjalët e mia të fundit me të.
Këtë pagjumësinë, u vizitua dhe më përpara këtu te ne dhe ata policët u shqetësuan dhe e çuan te mjeku, ku i dhanë kokrën për të qetësuar. Aty djali u stresua, donte ajër, nuk ishte mësuar. Është djalë kompetent, djalë i zoti. Çupa ne na vdiq në Francë, aty është dhe tani dhe ne e përjetuam shumë keq. Eraldi ka qenë i martuar, por për momentin nuk ka fëmijë. Eri ishte pa dokumente dhe e nisëm nga kufiri, ndërsa nusja ishte me dokumente. Kur vajta i gjeta me shtëpi gëzova.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al