Po luftoni me ankthin? Mjeku në Panorama TV tregon recetën, nga mineralet që nuk duhet të mungojnë tek ushqimet ‘magjike’

Apr 4, 2023 | 9:37
SHPËRNDAJE

Mjeku Luçiano Bardhi, i ftuar në emisionin Panorama e Mëngjesit, në Panorama TV ka folur në lidhje me ankthin, mineralet e rëndësishme që nuk duhet të mungojnë në trupin tonë si dhe çfarë ushqimesh duhet të përdorim për të pastruar zorrën dhe mëlçinë.

mjeku bardhi

Çfarë është ankthi?

“Nëse një person ka shumë trysni të madhe të punës, ambientit social, ka shumë gjëra për të bërë në jetën sociale.

Kur ka crregullime fizio- patoliogjike ky ankth ka të bëjë me pakësimin e squfurit, natriumit e reduktimin e magneziumit.

Magneziumi nuk është vetëm një mineral, është shumë esencial se vendos në punë 3000 enzima.

Veshka nuk filtron si duhet mineralet për t’i dërguar në tru dhe faktori kryesor i ankthit psiko neuro patologjik është reduktrimi i fosfatit, magnezit, që ushqejnë neurotransmetuesit”, tha mjeku.

Çfarë duhet bërë tek personat që i marrin këto minerale dhe përsëri kanë ankth?

“Fillimisht duhet të bëhet pastrimi i zorrës dhe melçisë që të shpëtojë nga ankthi.

Duhet pastrimi i zorrës është “fasting” që bëhet dhe me meditim e jo me meditim sa për të kaluar rradhën.

Është dhe pastrimi i mëlcisë që pastrohet vetëm me argjinare.

Detox me selino, majdanoz, lengu i limonit, koper, por argjinarja është bima më esenciale që ul disa enzima të mëlcisë kur ngrihen, esenciale për detoksifikimin. Duhen konsumuar në mëngjes një filxhan pa asnjë ushqim tjetër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura