“Po na ‘avullojnë’ dëshmitarët”- Komisioni Hetimor drejt fundit, Albana Vokshi: Na sjellin raporte si të sëmurë dhe epikriza…

Nov 8, 2024 | 11:24
SHPËRNDAJE

Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndëtësi është drejt fundit, por në mbledhjen e sotme, kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi ngriti shqetësimin se nuk po i vijnë më dëshmitarët.

vokshi

Sipas Vokshit, dëshmitarët po sjellin raport dhe epikriza, ndërsa i konsideroi këto si sjellje jo normale.

Po ashtu Albana Vokshi foli edhe refuzimin si dëshmitarë të 3 aksionarëve të kompanive italiane të cilat merren me sterilizimin.

Sipas saj ndodh e njëjta gje edhe të hënën do të njoftohet policia dhe do të merren masa për praninë e tyre në komisionin hetimor.

“Nuk e di nëse është trajtuar në seancë plenare, por nuk kemi përgjigje për kërkesën që kemi bërë si anëtarë të opozitës. Nuk kemi shkaktuar asnjë problem, asnjë pengese sepse kemi dashur që të vijë normalisht, pavarësisht se kemi qenë në mosbindje civile. Kemi qenë në këtë komision kurdo që është thirrur edhe në mënyrë të një anshme. Shqetësimi që dua ta ngre sot është që po avullojnë dëshmitarët. Tani që jemi në fundin e afatit që ka caktuar kanë filluar të gjithë të sëmuren rëndë, të na sjellin epikriza, raporte 10 ditore. Kemi dy dëshmitare që kishim thirrur sot për të dëshmuar, kemi Altin Bibën, që thotë se është me raport 10 ditor. Artan Lleshi, i cili na sjell një epikrize për disa dyshime në shëndet”, tha ndër të tjera Vokshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura