“Po na p*rdhunojnë, s’po lënë gjë pa na bërë”- Dashnor Sula i ashpër me mazhorancën, zbulon se ka takuar Salianjin në burg: Ishte në gjendje të mirë, po studionte…

Oct 3, 2024 | 14:59
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Dashnor Sula është treguar i ashpër me mazhorancën, duke thënë se nuk kanë lënë gjë pa bërë ndaj opozitës, ndërsa shtoi se janë tallur dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

sula

“Po na përdhunojnë dhe nuk po na lënë asgjë pa bërë. Janë tallur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Sula në studion e lajmeve në News24.

Ai përmendi dhe komisionin anti-korrupsion, për të cilin tha se ka qëllime dashakeqe.

“Komisonin Xhafaj e refuzojnë institucionet  drejtësisë sepse ka qëllime dashakeqëse për prishjen e drejtësisë”, tha deputeti.

Sula zbuloi gjithashtu se ka takuar deputetin e burgosur Ervin Salianji, në burgun e Fierit. Ai tha se Salianji ishte mirë dhe se po studionte literaturën e Kuvendit me fjalimet e tij dhe kundërshtarëve të tij..

“Isha pardje te Salianji bashkë me Korreshin, e kemi takuar ishte në gjendje të mirë të moralshme. Po studionte literaturën e Kuvendit me fjalimet e tij dhe kundërshtarëve të tij.

Gjëja që më bëri përshtypje dhe u ndjeva i trishtuar është se Salianji ishte i vetmi i dënuar për kallëzim të rremë, në një kohë që një i arrestuar aty e tha shumë bukur, “mirë që na kanë futur për korrupsion, po Salianjii çfarë ka bërë?”.

Prindërit dhe familjarët e Salianjit duhet të jenë krenarë sepse ka hyrë në burg sepse ka dënuar problematikat këtu. Ka larguar dy ministra të brendshëm për kanabizimin e vendit”, tha Sula.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura