“Po parakalonin me shpejtësi”- Aksidenti në aksin “Levan-Qarr”, policia jep detaje: Përplasen tre automjete, katër të plagosur në spital! Mjetet shtypën edhe disa bagëti

Oct 13, 2024 | 21:55
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e sotme në aksin në aksin “Levan-Qarr”, ky tre automjete morën para rreth 40 bagëti të imëta të një fermeri të zonës.

Screenshot 2024-10-13 212141

Siç bëjnë me dije blutë, automjeti me drejtues shtetasin me iniciale L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale B. S.

Si pasojë e përplasjes mësohet se janë plagosur tre pasagjerë dhe drejtuesi i njëri prej mjeteve, ndërkohë që makina kanë shtypur sipas bluve dhe disa bagëti.

Ndërkohë, fermeri të cilit i kanë ngordhur deri më tani rreth 40 kokë dele, ka tregur se është përpjekur të ndalojë shoferët duke ia bërë me shenjë, por nuk ka mundur, pasi ata po lëvizinin me shpejtësi të lartë duke parakaluar njëri-tjetrin.

“Isha duke futur bagëtitë në portë, në atë moment vijnë dy makina, u dola para t’i ndaloja, nuk po ndalonin, por po parakalonin njëri-tjetri po vinin me shpejtësi. U shmanga nga rruga të mos më vrisnin mua, më kanë vrarë 40 bagëti. Unë kam rreth 200 e ca krerë. Kanë ngordhur 40 krerë, ca janë lënduar, kanë ngordhur rruges. Se sa do jetë bilanci, nesër në mëngjes ta shohim. Ata ikën, makinat janë këtu. Se di çfarë ka bërë policia. Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”, tha ai.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

LEXO EDHE: “Dëmi shkon rreth 10 milion lekë”- Makinat i morën para bagëtitë, flet fermeri: Po parakalonin njëri-tjetrin me shpejtësi, nuk ndaluan! Më kanë vrarë rreth 40 krerë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura