Po planifikonte të kryente një sulm terrorist, policia gjermane arreston të riun! Autoritetet: U radikalizua përmes internetit

Nov 28, 2024 | 15:56
SHPËRNDAJE

Një i ri është arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se po planifikonte të kryente sulm me bombë.

policia gjermane

Sipas prokurorëve në Koblenz, i riu akuzohet për përgatitjen e një akti të rëndë dhune.

Prokurorët kanë shtuar se besojnë se i dyshuari u bë radikal përmes internetit dhe shpërndau propagandë që glorifikonte veprimet e grupit të Shtetit Islamik, raporton AP.

Hetuesit kanë thënë se i dyshuari u informua përmes internetit se si t’i ndërtonte bombat.

Nuk pati indikacione se sulmin po e planifikonte ta kryente së shpejti, pasi hetuesit nuk gjetën eksplozivë apo substanca që përdoren për t’i bërë ata.

I dyshuari u dërgua në burg në pritje të aktakuzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura