Po shikonin ndeshje! Të paktën 37 të vdekur në një stadium në Congo-Brazzaville, shkak rrëmuja e krijuar gjatë rekrutimit të ushtrisë

Nov 21, 2023 | 18:58
SHPËRNDAJE

Të paktën 37 persona kanë vdekur në një rrëmujë tw krijuar gjatë një rekrutimi të ushtrisë në një stadium në Congo-Brazzaville, raporton BBC.

marching-feet-of-soldiers

Njerëzit u përpoqën të kalonin me forcë përmes portave të stadiumit në kryeqytetin Brazzaville, duke shkaktuar rrëmujë, citohet të kenë thënë banorët.

Javën e kaluar, ushtria njoftoi planet për të rekrutuar rreth 1,500 njerëz nga mosha 18 deri në 25 vjeç. Sipas agjencisë Associated Press (AP), rreth 700 njerëz në ditë janë regjistruar gjatë javës së fundit në qendrat e rekrutimit.

Papunësia e të rinjve është rreth 42% në Kongo-Brazzaville, me shumë të rinj që e shohin ushtrinë një nga vendet e pakta ku mund të sigurojnë një punë.

Ushtria tha se kishte pezulluar rekrutimin në kryeqytet pas rrëmujës në stadiumin Michel d’Ornano rreth orës 22:00. Prokurori publik Oko Ngakala tha se do të nisë një hetim për shkakun e përplasjes.

Zyrtari i morgut Adelard Yvon Bonda i tha AFP se 32 trupa deri më tani ishin identifikuar nga anëtarët e familjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura