Policia ka arrestuar 4 persona, mes tyre një shtetas turk dhe një 17-vjeçare, pasi u kapën me drogë në makinë në hyrje të qytetit të Korçës.
Policia raportohet se kishin marrë informacion për një automjet me targa të huaja që ishte i shpallur alert nga Interpol Roma, si edhe për disa shtetas nga Rrogozhina që udhëtonin në drejtim të Korçës, për të cilët dyshohej se po transportonin lëndë narkotike.
Në hyrje të qytetit, policia ka ndaluar Benz-in me targa të huaja që drejtohej nga Ajet Desari, automjet në të cilin udhëtonin dhe tre shtetas të tjerë, shtetasi turk Osman Çakir, 17-vjeçarja dhe 34 vjeçar Edison Xhani, të cilët u vendosën në pranga.
Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash rreth 9000 euro.
Si dhe gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kavajës, në banesat e këtyre shtetasve në Rrogozhinë policia gjeti në banesën e Osman Çakir një armë zjarri pistoletë.
Në vijim të verimeve procedurale është proceduar penalisht dhe një shtetas që dyshohet i implikuar në këtë veprimtari, konkretisht 20 vjeçari me iniciale G. K., banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”
Operacioni nga Sektori Kundër Narkotikëve Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.
Goditet një rast i shpërndarjes së kokainës në doza
Arrestohen 4 shtetas,(ndërmjet tyre një shtetas turk) dhe procedohet një shtetas në gjendje të lirë.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë , 57 gramë kokainë, një shumë e konsiderueshme parash( rreth 9000 euro ), 5 aparate celularë, 3 pasaporta biometrike dhe një automjet.
Automjeti i shpallur alert nga Interpol Roma
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, pas informacionit të marrë në rrugë operative për disa shtetas nga Rrogozhina që udhëtonin në drejtim të Korçës për të cilët dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionin e marrë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për një automjet me targa të huaja që ishte i shpallur alert nga Interpol Roma, automjet me të cilin mund ta përdorin shtetasit që dyshoheshin për shpërndarje kokaine, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”
Në kuadër të operacionit në hyrje të qytetit të Korçës shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip Benz me targa të huaja që drejtohej nga shtetasi A.D , automjet në të cilin udhëtonin dhe tre shtetas të tjerë (një shtetas turk, një shtetase e mitur 17 vjeçe dhe një 34 vjeçar)
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kokaine, një shumë të konsiderueshme parash rreth 9000 euro.
Si dhe gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kavajës, në banesat e këtyre shtetasve në Rrogozhinë policia gjeti në banesën e shtetasit turk një armë zjarri pistoletë.
Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. D., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Shtetasit turk O. Ç., 44 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.
E. Xh., 34 vjeç, banues në Rrogozhinë dhe një 17-vjeçare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Në vijim të verimeve procedurale është proceduar penalisht dhe një shtetas që dyshohet i implikuar në këtë veprimtari, konkretisht shtetasi G. K., 20 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al