Deputeti i PD, Flamur Noka ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj Agron Gjekmarkajt. Në një komunikim për mediat ai u shpreh se po evidentojnë pamjet filmike, ndërsa paralajmëroi se të gjithë do përgjigjen një më një për të gjitha këto akte.
“Narkoshtetit, narkodrejtuesve të policisë po u vjen ngordhja ndaj po dhunojnë. I bëj thirrje policëve mos bini pre e urdhrave antikushtetuese.
Do të përgjigjen deri më një ata që kanë dhunuar Agron Gjekmarkajn.
Pra po evidentojmë cdo gjë, pamjet filmike, do të përgjigjen një më një, të gjithë. Është koha jonë, koha e barbarëve po merr fund. Policia duhet ta mendojë këtë gjë.
I dhunuar në mënyrë barbare nga narkopolicia, ai është duke shkuar në spital. Ky është akti i paprecedentë. Nënkryetari i Kuvendit dhunohet dhe është në gjendje jo të mirë”,tha Noka.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al