“Po ushtrohet kontroll në vilën në Gjirin e Lalzit”- Gazetarja Klodiana Lala jep detaje nga arrestimi i Ilir Metës: Janë parë kontaktet e tij me… Çfarë pritet të zbulohet

Oct 21, 2024 | 15:56
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se janë ushtruar kontrolle me urdhër të SPAK në vilën në Gjirin e Lalzit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ajo theksoi se po kërkohen prova për veprimtarinë e Ilir Metës dhe mund të merren laptop e kompjuterë që do shërbejnë si prova.

Gjithashtu shtoi se po parë edhe kontaktet e presidentit të PL-së me persona të tjerë.

“Po ushtrohet kontroll në një vilë në Gjirin e Lalzit. Aty po kërkohen prova për veprimtarinë e Ilir Metës. Kontrollet po bëhen me urdhër të GJKKO-së. Mund të merren laptop e kompjuterë, që do shërbejnë me shumë mundësi si provë.

Janë disa çështje të bëra bashkë. Janë parë kontaktet që ka pasur Meta me personazhe të tjerë, për pasuritë që kanë pasur dhe lëvrimin e parave. SPAK pretendon se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova për të kërkuar arrest me burg për Ilir Metën. Banesa po iu kontrollet dhe disa ish-zyrtarëve të LSI, e mund të ketë detaje të reja që mund të dalin nga zbërthimi i celularëve”, tha Klodiana Lala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura