Rekrutët shqiptarë në ushtrinë zvicerane kanë vendosur në krahë, duke ngjitur në uniformat e tyre ushtarake, simole shqiptare, shqiponjën dykrenare dhe portretin e Skënderbeut. Kjo ka shkaktuar edhe polemika.
Mediat zvicerane kanë raportuar rastin dhe shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarë të Kosovës, të cilët janë rekrutë në ushtrinë zvicerane.
Ata për këtë që kanë bërë janë ndëshkuar me një dënim disiplinor.
“Skënderbeu është konsideruar si një hero kombëtar në Shqipëri dhe Kosovë”, shkruajnë mediat svicerane teksa theksojnë se fotot e rekrutëve janë ndarë në Facebook dhe kanë gëzuar komunitetin e kosovarëve zviceranë.
“Të tjetërsosh uniformën në këtë mënyrë, nuk lejohet”, siç thotë Daniel Reist, citon media zvicerane nje zyrtar te ushtrise.
“Vetëm shënjat zyrtare të federatave dhe trupave ushtarake mund të vishen në uniformën e ushtrisë zvicerane”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al