Momente tensioni janë raportuar gjatë protestës së opozitës në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë! Në disa momente forcat e rendit janë mobilizuar dhe kanë avancuar drejt qytetarëve të cilët janë në protestë të organizuar nga opozita.
Protestuesit i kanë vënë flakën shkurreve anës autostradës, për të cilën ka mbërritur makina e zjarrfikëses për ta shuar.
Qytetarët nuk kanë lejuar shërbimin zjarrfikës të vijojë më tej duke e bllokuar atë, teksa protestuesit janë ulur në tokë, si dhe një prej tyre është shtrirë për të bllokuar përparimin e mjetit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al