Policia kishte informacione se ishte rikthyer në Shqipëri/ Si Dubai refuzoi kërkesën për ekstradimin e Florenc Çapjas! I akuzuar për 2 vrasje, lëvizte si qytetar i lirë në shtetin arab

Aug 17, 2022 | 10:38
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit shpalli sot në kërkim babain e të shumëkërkuarit Florenc Çapjas, Fejzullah Çapja. Sipas News24, policia e Elbasanit kishte informacione se Florenc Çapja ishte kthyer nga Dubai në Shqipëri.

florenccapja

Duke u nisur nga këto indicie, blutë kryen kontrolle në servisin në pronësi të Fejzullah Çapjas, të cilin nuk e gjetën aty.

Brenda servisit, policia gjeti një makinë e cila rezultonte e vjedhur, ndërkohë që brenda mjetit u gjetën dhe dy targa të cilat gjithashtu ishin të vjedhura. Ndër të tjera, efektivët gjetën edhe fishekë si dhe një celular.

Policia dyshon se automjeti do të përdorej për ngjarje kriminale.

ARRESTIMI DHE LIRIMI I FLORENC ÇAPJAS NË DUBAI

Florenc Çapja i cili ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare u arrestua nga autoritetet në Dubai më 27 maj të një viti më parë. Ai akuzohet për dy vrasje të ndodhura rreth 10 vite më parë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e Florenc Çapjas nga Dubai në Shqipëri. Një kërkesë kjo e cila u rrëzua me gjyq nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo pasi apeli i Dubait, rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar Florenc Çapjan. Sipas detajeve që dolën nga gjykata e Dubait është mësuar se avokatja mbrojtëse parashtroi një sërë faktesh që klienti i saj të mos ekstradohej, kjo për shkak se mungon edhe një marrëveshje ekstradimi, po edhe se klienti i saj akuzohet me të padrejtë nga prokuroria shqiptare pasi ai në momentin që ka ndodhur krimi nuk ka qenë në Shqipëri por në Maqedoni.

Më pas, më 12 korrik të 2021, Florenc Çapja u lirua nga burgu në Dubai. Avokati i familjes Çapja, Neshat Fana, konfirmoi asokohe se klienti i tij kishte leje qëndrimi nga autoritetet në  Dubai dhe madje ishte i punësuar atje.

Sipas informacioneve, Florenc Çapja jeton në këtë shtet bashkë me gruan dhe fëmijët e tyre të mitur.

AKUZAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi më 17 qershor 2021, se ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj të pandehurve: Ardian Çopja (Çapja), Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, të akuzuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajt- ja pa leje e armëve luftarake”,  “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Në  njoftim thuhet se ata akuzo- hen për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve, ndërsa ata ruheshin nga Forcat e Rendit.

Sipas Prokurorisë, Ardian Çapja, xhaxhai i Florenc Çapjas, akuzohet veçmas edhe për krimet “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë arrestimit të tij më 29 mars 2021, iu gjet dhe sekuestrua në banesë një armë  zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë  metalike, të cilat i mbante pa leje. Më 8 qershor 2020, Policia e Elbasanit njoftoi se 56-vjeçari Ardjan Çapja ishte paraqitur i plagosur në spitalin e qytetit, por pa njoftuar për atentatin e kryer ndaj  tij ku kishte marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpatullës.

VRASJA E BABË E BIR NË ELBASAN

Gentjan dhe Nezir Beqiri u vranë brenda banesës së tyre në mënyrë spektakolare teksa ruheshin nga Forcat e Rendit për shkak se ndodheshin nën “Arrest shtëpie” me  mbikëqyrje policore. Me ta jetonte edhe nëna e të ndjerit, e  cila në momentin e ngjarjes, më 15 gusht 2012 kishte dalë  për të bërë pazar.

Ngjarja është zbardhur falë dëshmisë së një prej të akuzuarve, Ervis Bardhi, i cili ka pranuar se në kohën kur u realizua vrasja kishin marrë një banesë me qira në rrugën “7 Marsi”, në qytetin e Elbasanit. Ai kishte hyrje-dalje me familjen Beqiraj për shkak se kishte shok Gen- tjanin dhe kishte fituar besimin  e tyre.

Në dokumentet e Prokurorisë thuhet se Olsi Leka i ka kërkuar Ervisit të shkonin në Tiranë dhe rrugës do të takonin Ardian Çapjan. Në Kërrabë, në afërsi të fshatit Gracen, ata kanë vënë re një mjet fuoristradë me ngjyrë të zezë, të parkuar anës rrugës. Prej saj kanë zbritur Ardian Çapja dhe Florenc Çapja. Pasi janë takuar, Ardiani ka kërkuar të dije se cili do të ngjitej në banesën e Gentjan Beqirit për të kryer vrasjen.

Si- pas organit të hetimit, Olsi Leka është shprehur se do të shkonin së bashku me Visin, ndërsa ky i fundit nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ardjan Çapja ka bërë porosi që  vrasjen ta kryente Ervis Bardhi. Fisi Çapja akuzonte Gentian Beqirajn për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, krim i  kryer në dhjetor të vitit 2005.

LEXONI EDHE: Dubai rrëzon kërkesën për ekstradimin e Florenc Çapjas/ Ja pse nuk e sjellin dot në Shqipëri, gruaja e tij pagoi shifrën marramendëse për…

Apeli i Dubait refuzon Shqipërinë për ekstradimin e Florenc Çapjas/ Si e bindi avokatja gjykatën, ja çfarë thotë për lidhjet me politikën në vendin tonë

I kërkuar për dy vrasje, Florenc Çapja fiton lirinë në Dubai/ Avokati: Ka siguruar leje qëndrimi dhe ka kërkuar azil politik

Nuredin Dumani rrëfen pse nuk e ekzekutoi Endrit Doklen: I mora 100 mijë euro Ervis Martinajt, por…! Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura