Dyshimet për rrëmbimin e një vajze në Tiranë, Policia zbardh ngjarjen dhe shoqëron dy persona

Sep 6, 2024 | 21:41
SHPËRNDAJE

Komisariati nr. 6 organizoi një operacion mbrëmjen e sotme, pas denoncimeve në rrjete sociale se një vajzë ishte rrëmbyer në “Rrugën e Qelqit” në Kombinat.

auto_rrembim-750x3751655199234

Sipas denoncimeve, dyshohej se vajza ishte rrëmbyer nga dy persona dhe është futur në një makinë tip Benz, që është larguar më pas me shpejtësi.

Sipas asaj që ka arritur të zbulojë policia, kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje në çift. Megjithatë, policia ka shoqëruar në komisariat dhe djalin dhe vajzën për t’i marrë në pyetje dhe për të zbardhur se çfarë realisht ka ndodhur.

Reagimi i policisë

Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë:

Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Bazuar në inteligjencën informative është bërë identifikimi i targës së automjetit tip “Benz”, dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në Rrugën e Qelqit, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura